Avokatja Olsa Alikaj-Cano ka jo vetëm eksperiencë të gjatë dhe njohuri të thellë në fushën e imigracionit, por mban një Çertificatë Speciale dhe konsiderohet eksperte mbi ligjin e imigracionit nga Bordi i Specializimit Ligjor për Shtetin e Teksasit. Si rezultat i punës së shkëlqyer të saj në fushën e emigracionit dhe kontributit në komunitetin e emigracionit për më se një dekadë, ajo është nderuar me titujt prestigjozë si një “Top Avokat-e”, “Super Avokat-e në Teksas”, “Yll në Ngritje”, si dhe me titullin “Gratë e Ligjit në Teksas”. Këta janë tituj që u jepen vetëm 5% të avokatëve më të mirë në të gjjithë shtetin e Teksasit, në SHBA. Olsa Alikaj u largua në vitin 1997 nga Shqipëria për të vazhduar studimet në Amerikë.