Saliu, djali i ri që u bë pjesë e Për’puthen (model), ka zhvilluar ditën e sotme një takim jashtë studios me Irisin. Gjatë takimit, ai ka ndarë me të një histori shumë prekëse dhe Irisi është treguar shumë e afërt me të. Sot, pas shumë kohësh, e kemi parë Irisin ndryshe. Ndoshta janë këto shenjat e para se një marrëdhënie e re po lind mes dyshes, por Artjoni, i cili gjithashtu ka dalë në takim me Irisin, duket i pakënaqur nga e gjithë kjo situatë… Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të shkojë marrëdhënia mes Saliut dhe Irisit dhe se cili do të jetë roli i Artjonit në këtë mes!