Kuvendi i Shqipërisë sot do të hapë sesionin e gjashtë të Legjislaturës së nëntë. Pas rreth një muaj pushim, ditën e sotme do të nisë puna në Kuvend dhe Komisionet Parlamentare.Këtë legjislaturë, Kuvendi do të diskutojë një nga çështjet më të nxehta, atë të reformës zgjedhore, për të cilën u arrit edhe një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës jashtë parlamentit.