Shkrimtari Ylljet Aliçka rrëfen në Artkand historinë personale që frymëzoi romanin e tij “Slogan”, tashmë i botuar në italisht nga Castelvecchi Editore dhe prezantuar në Torino. Ai ndalet tek vitet si mësues në një fshat të largët malor dhe absurdi i sistemit të parullave që u shndërrua në letërsi. Episodi sjell edhe një moment emocional me Arjana Haxhiu, e cila kujton të atin, piktorin Fatmir Haxhiu, dhe tablonë e papërfunduar “Beteja e Kosovës”, ndërsa në studio diskutohen edhe vepra të artit bashkëkohor në një episod që vjen në atmosferën e festave të 7 dhe 8 Marsit.