Pas hapjes së garës ndërkombëtare për projektin e parkut fotovoltaik të Karavastasë mjaft kompani kanë shprehur interes. Deri tani janë 20 të tilla të dorëzuara në ministrinë e energjisë, ndërkohë deri në 16 mars është afati për dorëzimin e ofertave dhe në maj 2020 do të kemi një kontratë të nënshkruar.