E shtuna ka qenë e përgjakshme në Rripin e Gazës, ku tensionet janë përshkallëzuar sërish. 12 militantë palestinezë të vrarë, mbi 80 raketa të lëshuara në drejtim të Izraelit, ku numëron 8 të plagosur.Ky është bilanci i një dhune të ripërtërirë pas një periudhe qetësie, kur për më teper, vëmendja e shtetit hebre dukej e përqendruar tek problemet me Iranin.