Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që nga pasditja rikthehen reshjet. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 21°C.