Më 9 nëntor, gjashtë bashki të vendit do të rikthehen në kutitë e votimit. Por gjithë fokusi është tek Tirana, kryeqyteti ku politika mat peshën reale të mbështetjes. Partia Socialiste ka zgjedhur një emër të fortë: Ogerta Manastirliu. Ish- ministre, bashkëpunëtore e afërt e Edi Ramës. Kandidatura e saj shihet si një kartë sigurie për socialistët, teksa udhëheqëse e fushatës u vendos zv. Ministrja Belinda Balluku. Aktualisht emrat e përfolur janë nga shoqëria civile, Edlira Çepani, Ermal Hasimja, Florian Haçkaj.