Një votim i këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie ka sjellë në qendër të debatit një nga çështjet më të ndërlikuara të qeverisjes vendore të viteve të fundit. Vetë Kryeministri Rama bëri të ditur nisjen e punës për zgjedhjet e reja. Por rruga drejt këtij momenti nuk nisi sot. Pas disa seancave të marrjes në pyetje në SPAK, shoqërimi më 11 shkurt tronditi imazhin publik të Erion Veliajt. Teksa kryeministri Rama kërkoi që socialistët të ndezin motorët për fushatën për bashkinë e Tiranës, paralajmëroi dhe katarsis burimor të bashkisë. A do të vazhdojë të heshtë Erion Veliaj, apo do të rikthehet me një kundërpërgjigje politike? Apo vetë kryeministri paralajmëroi me këtë qëndrim se Erion Veliaj nuk do të ankimojë vendimin e Këshillit Bashkiak? Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma