Dubai është bërë një lloj Meke për të gjithë llojet e individëve në kërkim. Në media dhe televizione, shohim pafund raporte që tregojnë se si Dubai është bërë një strehë për oligarkët dhe kleptokratët. Për vite me radhë, Dubai ka pasur gjithashtu një histori të gjatë të mbrojtjes së kriminelëve evropianë, vecanërisht të atyre që kontrollojnë tregtinë e kokainës. Me qëndrimin e tij të dobët ndaj kompanive guaska dhe rregulloreve, si dhe me mungesën e marrëveshjeve të ekstradimit, Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë shtëpia e lordëve të mëdhenj të drogës, të atyre që njihen si super kartele.