Dita kur qytetarët do t’i drejtohen serviseve për kontrollin e automjeteve dhe nuk do të gjejnë teknik apo të kërkojnë shërbime të tjera dhe të mos gjejnë specialistë nuk do të jetë e largët, pasi pasojat e mungesës së fuqisë punëtore po i vuajnë më së shumti bizneset. Pensionet e ulëta, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë dhe sidomos disa vende të punes në sektorin e bujqësisë po plotësohen nga popullsia në moshë pensioni.