Papa i pensionuar kundër martesës së priftërinjve
13/01/2020 18:21

Papa i pensionuar Benedikti XVI doli në mbrojtje të beqarisë së priftërinjve në Kishën Katolike, pasi pasardhësi i tij, Papa Françesku, është duke konsideruar lehtësimin e ndalimit të martesës. Benedikti e bëri këtë apel në një libër, bashkautor i të cilit është kardinali Robert Sarah. Ai vjen si përgjigje ndaj propozimit për t’iu lejuar burrave të martuar që të shugurohen si priftërinj në rajonin e Amazonës. Papa Benedikti, i cili u tërhoq nga detyra në vitin 2013, tha se nuk mund të mbetej i heshtur ndaj kësaj çështjeje. Në libër, ai thotë se beqaria, një traditë e vjetër me shekuj brenda kishës, ka “rëndësi të madhe”, sepse u lejon priftërinjve të përqendrohen në detyrat e tyre. Sipas tij, “nuk duket e mundur të realizohen të dyja profesionet njëkohësisht”. Është një gjë e rrallë që Benedikti, i cili ka qenë Papa i parë që ka dhënë dorëheqje në gati 600 vjet, të ndërhyjë në çështje të kishës. Vatikani nuk ka dalë ende me komente për librin e Benediktit.

Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49