Në Top Talk me Juli Xhokaxhi në Top Channel, Aleksandër Çipa, gazetar, Pano Soko, analist dhe Erlis Çela, pedagog analizojnë mungesën e debatit mes kandidatëve për pushtetin lokal në zgjedhjet e 14 majit. Tashmë që çdo gjë është përqëndruar në rrjetet sociale, mungon përballja e platformave mes kandidatëve. Programi "Top Talk" në Top Channel është i mbështetur në konceptin e intervistave për temën më të rëndësishme të ditës. Intervistat janë projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarit me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana të ndryshme. Gazetare: Juli Xhokaxhi