Përkundër ndikimit negativ që solli pandemia në Kosovë, tek eksportet kosovare nuk ka ndikuar. Të paktën kështu tregojnë statistikat e eksportimit të mallrave gjatë vitit 2020. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, bizneset kosovare për herë të parë kanë eksportuar mallra në vlerë të 450 milionë eurove. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci tregon se destinacion i tyre ishin kryesisht Shqipëria dhe vendet e BE-së.