Pandemia Covid-19 nxiti së tepërmi përdorimin e tregtisë online në vend, një formë e të bërit biznes lehtësisht përmes rrjeteve të ndryshme sociale. Kjo ka bërë që të rritet ndjeshëm ekonomia informale, pasi individët që ushtrojnë një aktivitet të tillë në të shumtën e rasteve nuk paguajnë asnjë taksë ndaj shtetit. Eksperti për ekonominë, Gent Beqiri, shpjegon se Ministria e Financave duhet të rregullojë sa më parë këtë aktivitet me ligj, pasi evazioni që bëhet përmes këtij kanali është i madh dhe humbjet për buxhetin të konsiderueshme.