Konsideruar si pandemia e re, sëmundjet e shëndetit mendor rrezikojnë të shndërrohen në një ajsberg shkatërrues. Statistikat në Shqipëri flasin për një realitet të frikshëm. Më shumë se 50 mijë persona kanë kërkuar së paku një herë ndihmën e mjekut. Vetëm në Tiranë rreth 5 mijë adoleshentë kanë kartelë klinike. Vetëvrasjet kanë shënuar rekorde dramatike, me një ritëm 3.5 herë më të larta se sa vrasjet. Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve psikiatër për pacientë, ndërsa barrën e vuajnë familjet. Prej më shumë se një dekade institucionet e pavarura dhe ndërkombëtarët e konsiderojnë diskriminues dhe çjerëzor trajtimin e personave me “mjekim të detyruar”. A është e gatshme Shqipëria të përballojë pandeminë e re të shëndett mendor?