Bashkimi Evropian ka zgjedhur të mos japë një datë konkrete për të mos hapur kapitujt parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në bllokun e vendeve evropiane. Megjithatë, I ka dhënë shpresë vendit tonë, duke thënë se “do të hapen sa më shpejt të jetë e mundur”. Ndoshta shkak I mungesës së një date për hapjen e kapitujve, është fakti se për momentin ndodhet në grindje me Greqinë për shkak të Fred Belerit, kryetarit të zgjedhur të Himarës, që edhe pas shtatë muajsh ndodhet në paraburgim. Greqia refuzon të jap dakordësinë e saj për hapjen e kapitujve të parë, duke e kushtëzuar Shqipërinë me çështjen Beleri, ndërsa Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se nuk do të ndikojë tek drejtësia për Betimin e Fredi Belerit. Gazetar: Kristo Kote