Në Manzë mbrëmë banorët bllokuan rrugën e kamioneve me plehra që vinin nga Durrësi. Prej ditësh kjo bashki është në krizë për menaxhimin e mbetjeve pas mbylljes së fushës në Porto Romano pasi plehat hidhen ngado. Banorët e zonës, ashtu siç dhe Top Channel ka raportuar më herët, protestojnë kundër kësaj vendimmarrje të njëanshme që ndot mjedisin duke u kthyer në një bombë ekologjike për ta dhe tokat e mbjella. Aktualisht po hiqen mbetjet dhe jo zyrtarisht thuhet se është rënë dakord për t’i depozituar përkohësisht në landfillin e Sharrës deri në zgjidhjen e problemit.