Një automjet është djegur në lagjen Fushë Mbret të Elbasanit. Por situata mori rrjedhë tjetër kur efektivët zjarrfikës ndërhynë për të fikur zjarrin, pasi njëri prej tyre u plagos me plumb. Mësohet se ka plasur një armë brenda në makinë, ndërkohë që digjej. Zjarrfikësin e parë D.M e ka marrë plumbi në këmbë dhe ai tashmë është nisur drejt spitalit.