Vatra e zjarrit në fshatin Peshtan ka dalë jashtë kontrollit, ku flakët të favorizuara edhe nga era kanë kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përhapur drejt zonës së pyllëzuar në Kraps. Tetë mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve, njoftoi ministria e Mbrojtjes pak pas mesnatës së 23 korrikut.