Një rast alarmant vjen nga Shkodra, ku një 13-vjeçar akuzohet nga banorët për dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëmoshatarëve dhe grabitje ndaj të moshuarve. Denoncimi u bë publik nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ndërsa një nënë rrëfen frikën që po përjeton djali i saj, i cili nuk guxon më të dalë vetëm nga shtëpia. Sipas saj, i mituri e kërcënon, e dhunon dhe e detyron t’i japë sende personale. Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur 13-vjeçari dhunon një të moshuar dhe i merr portofolin, duke u larguar pa asnjë pengesë. Pavarësisht se është referuar disa herë në prokurori, ligji aktual nuk lejon përgjegjësi penale për të miturit nën 14 vjeç, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar...