Policia ka zhvilluar operacionin antikanabis i koduar “Laboratori”, zhvilluar nga seksioni për hetimin e narkotikëve në DVP Fier. Në sajë të operacionit është zbuluar një laborator, i cili ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa janë vënë në pranga 2 autorë të dyshuar dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim. Sipas dëshmisë së fqinjit të tyre, kjo familje ka ardhur para 15 vitesh në këtë lagje.