Një pallat i ndërtuar mbi kolektorin e ujërave të ndotura në rrugën “Faik Konica” në Tiranë po kthehet në një makth të përditshëm për banorët. Sa herë bie shi, garazhi përmbytet dhe ujërat e zeza dalin në sipërfaqe, duke krijuar ndotje dhe rrezik për shëndetin. Në përballjen e realizuar nga Fiks Fare, qytetari përballet me inxhinierin e Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT), i cili pranon se kolektori kalon poshtë pallatit dhe se spostimi është teknikisht shumë i vështirë për shkak të mungesës së trasesë dhe pronave private përreth. Banorët pretendojnë se devijimi është i mundur dhe kërkojnë një zgjidhje përfundimtare, ndërsa UKT garanton vetëm ndërhyrje emergjente me pompa dhe sonda.