Ashtu siç ishte paralajmëruar, teksa parlamenti pritet të miratojë ditën e sotme projektligjet e paketës anti-shpifje, gazetarët kanë nisur protestën e tyre përpara kuvendit. Gjatë një lidhjeje direkte me gazetaren e Top Channel-it, Elda Menga, Enton Abilekaj, drejtuesi i Dosja.al u shpreh se kjo protestë është e heshtur dhe simbolike, çka nënkupton mbylljen e gojës.