Pas 42 vitesh punë dhe përkushtim, një punonjëse në ujësjellësin e Mirditës përballet me një realitet të vështirë. Paguhet, por nuk lejohet të punojë. Fiksi sjellë rrëfimin e sinqertë të saj, që kërkon vetëm të ushtrojë profesionin me dinjitet. Pas një karriere të gjatë në shërbim të qytetarëve, ajo kalon ditë të tëra pa asnjë detyrë duke e konsideruar këtë situatë denigruese dhe të padrejtë. Si është e mundur që pas kaq shumë vitesh kontribut, një punonjëse të lihet në harresë? A është kjo një padrejtësi që duhet të marrë zgjidhje?