Pagat e mësuesve do rritën 40%/ Rama tregon projektin për arsimin në mandatin e tretë
16/03/2021 15:03

Arsimi është një ndër shtyllat kryesore te programit të Partisë Socialiste ku premtimi kryesor u dedikohet mësuesve. “Në mandatin e tretë rrisim pagat e mësuesve 40 %. Deri 2025 të gjithë drejtuesit e shkollave do te licencohen nga shkolla e drejtoreve”, u shpreh Rama. Mirë arsimimi i fëmijëve dhe të rinjve merr një vëmendje të posaçme duke nisur nga klasa e parë. “Gjuha angleze që në klasën e parë. Do çelim programin kombëtar 10 vjeçar të kodimit për fëmijët 12 deri 18 vjeç. Gjithashtu do çelim programin kombëtar të arteve dhe te zejeve, për të gjithë nxënësit e shkollave te mesme”, tha Rama. Socialistët zotohen ti japin fund deri ne vitin 2025 mësim me dy turne. “Mandatin e trete i japim fund mësimit me dy turne dhe klasave kolektive. Do fuqizojmë programin e kurseve te personalizuara në monitorimin e drejtorisë së përgjithshme arsimore”, shtoi Kryeministri. Mandatin e tretë synohet të marrin jetë edhe 3 kampuse te reja universitare. “ Do i japim jete kampusit Universitar te Tiranes, do përfundoje shpejt kampusi i Universitetit Bujqësor, do nise ndërtimi i kampusit Akademisë së Arteve dhe Akademisë se Sigurisë dhe ai i Universitetit Politeknik të Tiranës”, tha Rama. Pasi u ndal në profilin e kandidatëve të opozitës, Kryeministri Rama beson se shqiptarët e kanë të lehtë kujt ti besojnë. “Ja ku i keni tre ministrat e arsimit (Marku, Vokshi, Gjekmarku). Zgjedhja e qartë o me mua dhe PS pavarësisht huqeve dhe kusureve tona ose me ata rrokapjekthi mbrapsht si guri i Sizifit, me ata që nuk meritojnë një shanc te ri për të udhëhequr Shqipërinë”, tha Kryeministri. Kryeministri premtoi një fond prej 10 milion euro në vit për universitetet publike që të hapin dhe ofrojnë programe te përbashkëta studimi me universitetet europiane në gjuhën angleze. PLANI I VEPRIMIT 2021-2025 -Pagat e mësuesve rriten me 40% -Gjuha angleze në të gjithë shkollat nga klasa e parë -Drejtuesit e shkollave do të licensohen deri më 2025 -Program kombëtar 10-vjeçar të kodimit për fëmijët 12-18 vjeç -Program kombëtar të arteve dhe zejeve për shkollat e Mesme -Edukim fizik nga klasa e parë në Universitet -Zero shkolla me dy turne dhe klasa kolektive -Do përfundojë Kampusi i ri i Universitetit të Tiranë -Do përfundojë Kampusi i Universitetit Bujqësor -Nis Kampusi i Akademisë së Arteve, i Sigurisë, Politekniku -Paketa e programit të Inovacionit dhe ekselencës në manifakturë dhe IT -10 milionë Euro në vit, për Universitetet publike

PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44
Top Channel/ Balla: Kavaja do vëmendje më të madhe se qeveriset nga PD-ja dhe ata kanë më…
24/03 13:42
DIGITALB DIGITALB