Për herë të parë, Top Story realizoi një dokumentar për përplasjet kriminale në qytetin e trazuar të Elbasanit. Nëpërmjet dokumentave ekskluzive, u pa sesi dhëndrri i shumëpërfolur i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari kishte kryer një sërë veprash penale por gjithmonë i kishte shpëtuar drejtësisë. Gjithashtu për herë të parë, u ekspozua nëpërmjet një foto ekskluzive e Sanxhaktarit. Nëpërmjet inskenimeve, Top Story trajtoi edhe një seri vrasjesh mafioze, të regjistruara në Elbasan që nga viti 2005 e deri më sot. Vendimet kontroverse të gjykatave, që kanë liruar gjithmonë kriminelët, ishin pjesë e këtij dokumentari.