Prodhuesit e energjisë, nga burimet ujore, kane paditur ne gjykate qeverine pasi ajo ka marë vendimin për të ulur çmimin me të cilin blihet energjia e prodhuar prej tyre. Shoqata e prodhuesve të energjive të rinovueshme është gati që ta çojë këtë çështje edhe në arbitrazh. Inxhinierja Anita Shushku shpjegon arsyet. ” Kohët e fundit qeveria ka marrë një vendim duke ndryshuar metodologjinë e llogaritjes së çmimit të prodhuesve të vegjël, pra nga hidrocentralet. Duke e ulur çmimin me 10%, por efektet për këtë vit janë 7%.” , tha ajo.