“Të gjitha perandoritë janë ngritur me zjarr dhe gjak” Vrasës, filantropist, trafikant droge, politikan, djall, shenjtor...shumë fjalë janë përdorur për të përshkruar Pablo Escobarin, por një është e patjetërsueshme....legjendë. Për të varfërit e Kolumbisë, ai ishte Robin Hudi i tyre, një njeri, madhështia e të cilit nuk qëndronte tek krimet e tij por tek bamirësia; për ta pasurit kolumbianë, ai ishte vetëm një gangster i etur për gjak, një gogol që trembte fëmijët në shtrat; për pjesën tjetër të botës që ai e mbyti me kokainën e trafikuar prej tij, ai ishte armiku publik numër një...