Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal, që cënon rëndë sigurinë ushqimore në Shqipëri. Kafshë të pa kontrolluara dhe pa asnjë certifikatë shëndetësore vijnë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut. Pas këtyre informacioneve, grupi i emisionit investigativ udhëtoi në Dibër të Madhe. Kontrabanda bëhet në afërsi të Doganës së Bllatës dhe deri më sot, asnjë institucion shtetëror, qoftë i Maqedonisë së Veriut, apo i Shqipërisë, nuk e ka faktuar ose goditur këtë rrjet që vepron prej shumë vitesh.