Rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve “Tirana -Kukësi” të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.