Nen masa të forta sigurie ka mbërritur në gjykatën e Vlorës Ridvan Zykaj, autori i masakrës me 8 viktima në fshatin Resulaj të Selenicës. Gjykata e Vlorës pritet të caktojë masën e sigurisë për 24 vjeçarin, i cili vrau pas një sulmi me armë 8 persona, anëtarë të fisit të tij, mes tyre dy të mitur.