Pa Koment – Festat e Nëntorit, Qeveria vendos 5 ditë pushim
21/11/2018 15:26
Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme shpalljen si ditë pushimi të premten e javës që vjen, datë 30 nëntor 2018. Kjo bën që javën e ardhshme festat të nisin që të mërkurën më 28 Nëntor e të vazhdojnë deri të dielën më 2 Dhjetor.