13 punonjëse të rrobaqepësisë “Alba Stir” janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit duke u ankuar për helmim me nga dioksidi i karbonit. Gratë thonë se ka shpërthyer tubi i aspirimit te gazrave në objektin e fasonerisë ku punojnë. Në vendngjarje shkuan 4 autoambulanca. Drejtoria e spitalit të Durrësit bën me dije se situata është nën kontroll dhe punonjëset nuk paraqesin gjendje të rënduar.