Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare forcat politike do të garojnë pa koalicione parazgjedhore. Por, kush humb dhe kush fiton nga ndryshimet e reja Kushtetuese? Në vlerësimin e ekspertit zgjedhor Kristaq Kume forcat e mëdha përfitojnë, ndërsa votat e partive të vogla zerohen nëse ato nuk kalojnë pragun e duhur për shpërndarjen e mandateve.