Temperatura e tokës mund të arrijë nivele alarmante deri në vitin 2027. Ky konstatim vjen nga shkencëtarët, të cilët bëjnë me dije se mund të tejkalohet pragu prej 1,5 gradësh celcius. Shkak për rritjen e temperaturave tej normave, është rritja e emetimeve të gazrave dhe shkatërrimi i ekosistemeve nga dora e njeriut. Për fat të mirë, ka shumë gjasa që kjo ngrohje të jetë e përkohshme dhe te mos i shkaktojë dëme te pariparueshme planetit tonë.