Dunja Mijatoviç, përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, gjatë paraqitjes së raportit të saj për periudhën 30 Nëntor 2012-Qershor 2013, ku flitet edhe për Shqipërinë, nënvizon shqetësimin se KKRT-ja dhe Radio-Televizioni Shqiptar rrezikojnë të mbeten instrumente politike të pushtetit.