‘Orlando’ është romani biografik i Virginia Woolf përmes të cilit, personazhi kryesor kapërcen shekuj dhe kontinente si dhe identitetin gjinor ndërsa lexuesi ndjek aventurat e dashurisë. I cilësuar si një roman që kërkon të përmbysë sisteme ai ndryshon nga një lord në oborrin e mbretëreshës Elisabet në një zonjë në Londrën e viteve 1920. Frymëzuar nga historia e trazuar e së dashurës dhe shoqes së ngushtë të Virginias, Orlando është padyshim një nga romanet e saj më të njohura; po pse ai me mesazhet e tij synon ende të godasë sisteme? -Gënjeshtra e parë- Mitch Albom; në Selanikun e viteve '40, komuniteti hebre ishte një nga më të mëdhenjtë, por lufta dhe mizoria naziste do të rrënonin gjithçka. Gënjeshtra e parë është një histori holokausti pak e njohur botërisht por shkrimtari Mitch Albom na e sjell aq magjishëm në rrëfimin e tij.