Orikumi, në këtë fillim janar duket tërësisht i braktisur. Të rinjtë janë larguar por edhe ata që janë në moshë aktive për punë janë në kërkim të një mundësie punësimi përtej detit. Mungesa e vëmendjes, investimeve konkrete në zonë apo perspektivës, e kanë ulur këmbëkryq varfërinë të cilës synojnë ti shpëtojnë të rinjtë.