Problemet e zemrës më parë konsideroheshin kryesisht si një shqetësim për moshat mbi 45 vjeç, por në dy dekadat e fundit ky shqetësim ngrihet edhe mes moshave më të reja. Vetëm pak ditë më parë në Shqipëri, një 16-vjeçar humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak në pallatin e Sportit "Asllan Rusi". Mosha shumë e re e djalit ngriti edhe njëherë shqetësimin se problemet kardiake po shfaqen gjithnjë e më shumë te moshat e reja. Gazetar: Orest Floku