Teksa mazhoranca ka në duart e saj një “patate të nxehtë” siç është vendimi për t’i hapur rrugë SPAK përmes heqjes së imuniteti në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, duket se edhe opozita po noton në ujëra të turbullta. Edhe pse ndajnë të njëjtin qëndrim për numrin 2 të qeverisë Belinda Balluku, asnjë prej aktorëve të opozitës nuk ka zgjedhur të bashkojë forcat kur në mënyrë paradoksale në 4 ditë kanë thirrur 4 protesta të ndryshme. I pari që do të nis protestat është Arlind Qorri këtë të enjte, pas tij rradha do të jetë, të premten për Agron Shehaj, të shtunën do të protestojë Adriatik Lapaj dhe të dielën sheshi do të jetë i demokratëve. Sot Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Këshillin Kombëtar që t’i bashkohen masivisht protestës.