PD do të hyj në Parlament këtë të premte, pavarësisht se beson se zgjedhjet 11 majit ishin një maskaradë dhe nuk përfaqsojnë vullnetin e shqiptarëve. Sali Berisha mblodhi sot kryesinë mes pritshmërive për të shpallur qasjen me qeverinë një ditë përpara se emra të shpall ekipin e tij të ministrave. Kërkesave për protesta të forta në nisje të Parlamentit dhe fillimin e një analize brenda vetë demokratëve, Berisha nuk i dha një përgjigje të prerë. Çfarë do të ndodh me demokratët në nisje të jetës së re parlamentare? A do t’ia dalë Berisha të shtyjë gjatë analizën dhe rifreskimin e ekipit të tij? A do të testojnë demokratët mbështejten qytetare përmes protestave?