Sot në Top Talk ishte e ftuar Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda për të folur rreth takimit që Presidenti Meta organizoi me partitë e Opozitës së Bashkuar. Opozita dhe Presidenti folën për domosdoshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme por pa specifikuar se si do të shkohet në to. Znj. Doda ironizoi edhe ambasadorët e huaj në Tiranë që sipas saj ndjekin Ramën nga pas.