Opozita e re parlamentare duket se po ecën në të njëjtën rrugë me opozitën jashtëparlamentare. Pothuaj 1 vit nga marrja e mandateve opozita e re vendosi te bojkotojë për herë te parë punimet e Kuvendit për reformën zgjedhore. Për te treguar se e kane seriozisht tre drejtuesit e grupeve parlamentare opozitare braktisën si fillim konferencën e kryetarëve ndërsa paralajmëruan bojkot te komisiomeve parlamentare.