Opozita parlamentare bojkotoi komisionin e ligjeve ku rinisi diskutimi për amendimet e kodit zgjedhor. Rudina Hajdari tha se: “nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca për të realizuar atë reformë madhore për hapjen reale dhe 100% të listave. Sipas Rudina Hajdarit, “nëse maxhoranca do të vazhdojë në ketë rrugë, duke ardhur me drafte të cilat nuk synojnë hapjen e listave por mashtrimin e shqiptarëve, ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vet”.