Policia e Fierit ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë, pas një hetimi dymujor, duke sekuestruar rreth 5.1 kg kanabis, municion luftarak, 1 automjet, 4 aparate celularë dhe një sasi parash. Gjatë operacionit “Agimi”, policia ka vënë në pranga dy persona, që ushtronin këtë veprimtari kriminale.