Top Story solli në këtë dokumentar problemet që sot ka sindikalizmi në Shqipëri. Në fokusin e këtij dokumentari janë pronat e sindikatave, lidhja e tyre me politikën, dhe mungesa e vëmendjes së tyre për punëtorët. Top Story rëndësi të madhe i dha asaj që mund të jetë "thembra e Akilit", në të gjithë çështjen e sindikatave. Pronat që sindikatat kanë marrë në zotërim dhe milionat lekë që fitojnë prej tyre. Në total janë 125 prona shtetërore, hotele, vila, shtëpi pushimi, resorte që kanë një vlerë prej 2 miliardë euro.