Një aset kombëtar, i listuar mes pasurive të mbrojtura të trashëgimisë botërore sot ndodhet në rrezik. Degradimi mjedisor që ka sjellë dora e njeriut, mund ta nxjerrë liqenin e Ohrit nga lista e mbrojtur e UNESCO. Depozitimi i mijëra ton minerale me përmbajtje toksike dhe derdhja e ujërave të zëza po e ndot me shpejtësi liqenin. Bëbëzia e ndërtimeve dhe derdhja e pesticideve të rrezikshme po cënojnë rëndë florën dhe faunen. Si po neglizhohet përmbushja e rekomandimeve të vendosura nga UNESCO.