Ofroi dorëheqjen dhe shtyrjen e zgjedhjeve, por Rama e konsideron korrekt qëndrimin e presidentit Meta
30/05/2019 22:49
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar korrekt dhe brenda kornizës kushtetuese reagimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, sa i përket përpjekjes për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në të cilën ndodhet vendi.