ODIHR: Do vëzhgojmë Elbasanin/ Vëzhguesit: Do jemi në zonat e nxehta ku ka aksion
19/03/2021 15:10

Urszula Gacek, do të udhëheqë grupin e vëzhguesve në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. OSBE- ODIHR angazhohet për herë të 15-të në një proces zgjedhor në Shqipëri, ku incidentet parazgjedhore janë të pandashme. Këtë herë u shënuan më herët në Elbasan nga militantët e partive duke paralajmëruar një fushatë të nxehtë. Drejtuesja e misionit u tregua e kujdesshme për të mos dhënë një opinion paraprak, por foli për rreptësinë e monitorimit të ODIHR. Shitblerja e votës është një ndër fenomenet më problematike të konstatuara në raportet e përvitshme të misionit ndërkombëtar. Edhe këtë vit vëmendja e misionit do të jetë e madhe. Pandemia dhe ndryshimet ne ligjin zgjedhor janë dy risitë e këtyre zgjedhjeve duke marrë një vëmendje të posaçme. Drejtueses së misionit të ODIHR ju kërkua një mendim edhe për integritetin e kandidatëve, por zonja Gscek u tregua hermetike për këtë çështje. Misioni i vëzhguesve do të veprojë me një ekip prej 13 ekspertësh ndërkombëtar ndërkohë që do i bashkangjiten edhe 24 vëzhgues afatgjatë të cilët do të stacionohen në Shqipëri deri më 7 Maj. Ditën e zgjedhjeve është kërkuar një trupe prej 200 vëzhguesish, por për shkak të pandemisë numri këtë herë do të jetë më i reduktuar.

Top News- Dëshmojnë shoqet e 21-vjeçares/ Ngjarja në Astir, shtohen akuzat për 5 të kërkuarit
11/01 16:43
Top News – Rikualifikimi i kalasë së Elbasanit. Rama: Ka histori dhe potencial të jashtëzakonshëm
11/01 16:42
Top Channel/ Largimet nga vendi/ Statistikat: 28% duan të emigrojnë. Analistët shpjegojnë arsyet
11/01 15:24
Top Channel/ Paketa e maleve/ Gati projektligji, synon të nxisë zhvillimin ekonomik në zonat malore
11/01 15:21
Top Channel/ Regjistrimi i votuesve në diasporë! KQZ hap portalin. Emigrantët nisin aplikimet
11/01 15:05
Top Channel/Berisha takim në Pogradec: Do ulim taksat, nuk do ketë shqiptar që do marrë nën 500 euro
11/01 14:39
Top Channel/ Reshje të dendura dëbore në Kukës, probleme në disa akse
11/01 14:28
Top Channel/ Rrëzimi i avionit korean, thellohet misteri: Kutitë e zeza, 4 minuta pa regjistrim!
11/01 14:25
Top News- I droguar në timon arrestohet 40-vjeçari, shtyu dhe kërcënoi policët
11/01 14:23
Top News – Regjistrimet e para në ‘PER’ Emigrantët, interes i lartë për të votuar në 11 maj
11/01 13:52
Top Channel/ Sot nis regjistrimi i emigrantëve! Kreu i KQZ jep sqarime për procesin e regjistrimit
11/01 12:50
Top Channel/ Kukës, rrugët janë të hapura! Ka reshje të dendura dëborë në të gjithë qarkun
11/01 12:49
Top News- 1186 vende pune në shtet/ Në kërkim ekspertët e juridikut e deri tek mbrojtës bimësh
11/01 12:44
Top Channel/ Piku i sezonit të virozëve! Elbasan, rritje e personave që kërkojnë ndihmë mjekësore
11/01 12:28
Top Channel/ Rriten infeksionet respiratore. Në javën e parë të 2025 ishin 11 mijë raste
11/01 12:27
Top News- ‘Shqiptarët kanë shumë dhimbje’, Rama Ku është ndryshimi me kandezët
11/01 12:25
Top News- Një gur nga Mali i Tomorrit për kryeministrin Rama, habitet nga dhurata
11/01 12:25
Top News- Rama zbulon çfarë i ndodhë gjatë bisedave Vizatime janë pa mendje…
11/01 12:24
Top News- Rama e pranon publikisht Jam në luftë, jam i dashuruar me Paqen por s’kam…
11/01 12:24
Top News-Çerek shekulli në emigracion, nënë e bijë braktisin Kanadanë për Gjirin e Lalzit
11/01 12:23
DIGITALB DIGITALB - OFERTA